Vllaznia kampione për femrat, titulli i gjashtë radhazi

0

Ekipi i Vllaznisë është shpallur fitues për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, edicioni 2018-2019. Është sezoni i gjashtë rradhazi që ekipi shkodran ka fituar titullin e kampionit në 10 vite garë futbollistike për këtë gjini.

Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”, vajzat shkodrane kanë konfirmuar veten sërish si kampione të kësaj kategorie. Në takimin e fundit për këtë sezon, Vllaznia ka fituar 3-1 ndaj Tirana AS.

Si kampione e Shqipërisë, Vllaznia do të marre pjesë në turin paraeleminator të UEFA Women’s Champions League. Vajzat kuqeblu prej vitesh dominojnë futbollin shqiptar dhe një pjesë e mirë e tyre janë edhe pjesë e kombëtares.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.