Vjen “armiku”, Laçi do gjithë qytetin në stadium

0

Atmosfera në ekipin e Laçit është e mirë. Faza e dytë ka nisur kënaqshëm, pasi janë marrë katër pikë në dy ndeshje, falë fitores me Partizanin dhe barazimit në Gjirokastër me Luftëtarin. Trajneri Gentian Mezani po punon i qetë me skuadrën dhe dy ditë më parë është bashkuar me grupin edhe Ademir Souza, ndërkohë që edhe Gjoni dje u përgatit normalisht, sikurse edhe pritej. Në seancat e deritanishme stërvitore nuk është kuptuar ende se cili do të jetë formacioni që të sfidojë Kukësin nga fillimi, por sot të shihet më qartë, kur edhe të zhvillohet seanca e fundit dhe më pas ekipi të grumbullohet.

THIRRJA PËR TIFOZËT

Përballjet Laçi-Kukësi këto vite kanë qenë mjaft të luftuara, madje edhe vjet kur kurbinasit ishin dobët dhe rrezikonin të binin nga Superiorja, verilindorët nuk ia kanë dalë të fitojnë në shtëpinë e bardhezinjve. Tifozët mezi e presin këtë takim dhe klubi u ka bërë thirrje për mbështetje, teksa në faqen në “Facebook” shkruhet: “Të shtunën, ora 14:00. Nuk duhet të mungojë asnjë. Luan Laçi dhe të gjithë duhet të jenë në mbështetje të ekipit në këtë ndeshje. Përballë kemi Kukësin. Ftojini të gjithë: shokë, miq e kë të mundeni. Stadiumi duhet plot dhe në fund të marrim tre pikët. Para Laçi brez pas brezi, njëherë lindi e kurrë s’do vdesë! Ejani të gjithë!”. Pritet që në këtë takim numri i tifozëve të jetë më i madh se zakonisht, pasi behët fjalë për një sfidë me “kunj” që askush nuk ka dëshirë ta humbasë.

Vladimir Prenga

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image