(VIDEO+FOTO) Tension para takimit, tifozi i Liverpulit goditet me çekan!

 

Jo gjithçka ka shkuar mirë në takimin mes Liverpulit dhe Romës. Problemet më të mëdha kanë qenë para takimit, ku mediat britanike dhe ato italiane kanë raportuar për përplasje të dhunshme mes dy tifozerive. Pavarësisht se policia e Mersejsajd kishte marrë masa ekstreme sigurie për praninë e mbi 2400 tifozëve të Romës në Liverpul, ajo nuk ka mundur të shmangë plotësisht përleshjet. Situata më e rëndë është për një tifoz të Liverpulit, i cili është sulmuar nga një grup prej 30-40 tifozësh të Romës, të cilët e kanë goditur me sende të forta. Policia e Liverpulit ka çelur urgjentisht një hetim dhe sipas raportimeve të para tifozi i Liverpulit ndodhet në spital, pasi është goditur me çekan në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

The away fans brandished belts during the unprovoked attack before Champions League tie

Hetimi – Policia e Liverpulit ka nënvizuar se po ndjek të gjitha kamerat e sigurisë nëpër rrugët që të çojnë në “Anfield” për të identifikuar agresorët e tifozit të Liverpulit. Sipas “BBC” trazirat nisën kur grupi i tifozëve të dhunshëm të Romës iu afrua stadiumit “Anfield”, duke sulmuar një grup të vogël fansash të Liverpulit.

https://www.youtube.com/watch?v=YzkqgYvr7QI

Kamerat kanë fiksuar dhe një tifoz të Romës me një çekiç në duar, duke iu afruar stadiumit, teksa po identifikohet nëse është ai agresori i tifozit të Liverpulit, i cili pas mjekimeve të çastit është transportuar me ambulancë në spital për mjekime më të specializuara. Vetë policia e Liverpulit e kishte klasifikuar këtë takim të rrezikshmërisë së lartë për praninë e mbi 2400 tifozëve italianë në qytet.

One Roma supporter was pictured carrying a hammer on his way to the attack at Anfield

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *