VIDEO | Tirana “e re” ende nuk vrapon, tjetër ndalesë në Kamzë

0

Është mbyllur ndeshja e parë e javës së 10-të, mes Kamzës dhe Tiranës, që kanë barazuar 1-1 në një mini-derbi të kryeqytetet. Vetëm nga një pikë për të dyja skuadrat, që është shumë pak për të larguar krizën që i ka kaluar këto dy ekipe. Tirana shkon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Kamza ka vetëm 1 pikë më pak. Merr pikën e parë nën drejtimin e bardhebluve tekniku Mema, ndërsa në anën tjetër Kamza regjistron ndeshjen e gjashtë pa fitore.

Pjesa e parë ishte shumë e vakët dhe me pak raste për shënim. Skuadrat ishin pragmatiste dhe për më shumë se 40 minuta munguan rastet e rrezikshme në të dyja portat. Në sekondat e fundit të fraksionit të parë, ndeshja u “ndez” disi, pasi në një fragment të shkurtër kohor të dyja skuadrat shpërdoruan raste për shënim. Filimisht ishte Roloviç që u ndal nga Lika. Më pas ishte radha e Sentamus që të shpërdoronte pas një pasimi fantastik të Grecës.

Në pjesën e dytë Mema vendoi që të shtonte forcën sulmuese, duke aktivizuar Mavejen në vend të Dokës. Më kërkues bardheblutë, të cilët nisën që të ngacmonin më shumë në portën e Avdylit. Sentamu gaboi sërish pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, por e treta ishte e vërteta për afrikanin,  i cili këtë herë sërish u shërbye nga Greca, E majta e sulmuesit të Tiranës shkoi në rrjetë.

Gjithsesi, festa e 24 herë kampionëve zgjati vetëm pak, kjo pasi vendasit vunë ekuilibrin me anë të Fukuit. Pas ekzekutimit të një goditë dënimi, Plaku  tentoi portën, megjithatë Lika grushtoi, por duke mos e larguar rrezikun. Japonezi nga fare pranë dhe me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte. Anësori në shenjë respekti si një ish-bardheblu nuk festoi.

Minuta e fundit folën për Tiranën, e cila krijoi disa raste për shënim, por nuk mundi që të gjente rrugën e rrjetës. Të dyja skuadrat ndajnë pikët, duke mos ju larguar shumë fundit të klasifikimit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E shtunë, më 27 tetor 2018,
Ora 14:00, Stadiumi i Kamzës

KAMZA 1-1 TIRANA
Shënues:
 Fukui 67’/ Sentamu 63‘ 

FORMACIONET

Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Orelesi, Idrizaj, Mehmeti, Zisi (Rezi 56′), Mumajesi (Rami 90+1), Fukui, Rolovic, Plaku. Trajner: Klodian Duro. Të gatshëm: Kirev, Turhani, Martinena, Krasniqi.

Tirana: Lika, Doka (Mauexhe 46′), Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca (Halili 89′), Sentamu. Trajner: Ardian Mema. Të gatshëm: Abibi, Berisha, Muçi, Cake, Turtulli.

Kartonë të verdhë: Arrabal 30′, Frashëri 80′ /Sentamu 20′, Daja 45′

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Egin Doda, Denis Rexha, Kreshnik Barjamaj.

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Sazan Velçani.

GOLAT  

67′ -Pas një goditje dënimi, Plaku tenton portën, Lika grushton, por lë topin aty. Fukui e shfrytëzon këtë moment duke realizuar nga fare pranë me shumë lehtësi golin e barazimit. Japonezi nuk feston në shenjë respekti, pasi më parë ka qenë pjesë e bardhebluve.

64’ – Greca sërish vendimtar, pasi shërben saktë nga e majta për Sentamun, i cili me të majtën këtë herë në tentativën e tij të tretë  mposht portierin Avdyli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.