VIDEO | Tifozët e Karlsruhes mahnisin Gjermaninë, çfarë lamtumire  për stadiumin

Të shtunën skuadra gjermane e Karlsruhes mbylli një kapitull që zgjati për 63 vite me “Ëildparkstadion”, stadiumin që e ka parë skuadrën të rrugëtojë nga lavdia e viteve 80-të dhe 90-të e deri në ditët e sotme me skuadrën që militon në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

Lamtumira ishte perfekte. Tifozët përgatitën një “show” me qindra piroteknikë, ndërsa lojtarët bënë të tyren duke fituar takimin, megjithëse me vështirësi. Në fund ashtu siç ndodh shpesh, tifozët filluan të hiqnin stolat për t’i marrë si suvenire për të kujtuar vendin ku kanë kaluar me qindra momente emocionuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *