VIDEO: Spektakël nga Karrasko, Rafa Benitez e nis mbarë në Kinë

Rafa Benitez e ka nisur me fitore aventurën në Kinë, ku ka nisur punë si trajner i Dalian Jifang, që këtë të diel mundi 3-1 Henan Zhianije.

Trajneri 59-vjeçar la drejtimin e Njukasllit para 6 ditësh dhe 24 orë më pas u zyrtarizua në Kinë, me një pagë të jashtëzakonshme.

Spanjolli ka gjetur në ekip emra të njohur si sulmuesi Janik Ferreira-Karrasko apo mesfushori Marek Hamshik.

Pikërisht belgu ishte vendimtar sot, sepse shënoi një gol me 11-metërsh dhe krijoi dy gola të shënuar nga ganezi Emanuel Boateng.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *