VIDEO | Përmbysje historike në Zvicër, Ksamaks kryen me sukses misionin e pamundur

0

Takim i dytë  i ndeshjes “Play Out” të Superligës Zvicerane ka dhuruar një nga përmbysjet më të bujshme të historisë së futbollit. Ksamaks vinte në këtë transfertë pas një humbje 4-0 ndaj Araut, për habinë e të gjithëve ekipi vizitor shtangu të zotët e shtëpisë në stadiumin e tyre duke mos i lejuar të drejtën e ngjitjes në Superligën Zvicerane.

Minutat e para të takimit u karakterizuan me tension të lartë. Plot pesë kartonë të verdhë u përdorën në më pak se 20 minuta. Më pas fillon përmbysja e radhës me Ksamaks që shënon tri gola para mbylljes së fraksionit të parë.

Një gol tjetër vjen në pjesën e dytë dhe ndeshje kalon në kohën shtesë, ku rrjetat mbeten të paprekura. Skuadrat i drejtohen goditjeve të 11-metërshave, ku lojtarët e Ksamaks nuk gabojnë në asnjë prej penalltive të tyre, ndëra Arau “djeg” biletën për në Superligë për shkak të një penalltie të humbur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.