VIDEO | Partizan italian, Karabaku nuk del edhe aq i fortë

0

Ndeshja e parë mes Partizanit dhe Karabakut është mbyllur e bardhë pa gola në “Selman Stermasi”. Të besuarit e Franko Lerdës u mbrojtën mirë dhe i lejuan shumë pak hapësira kundërshtarëve, që ishin dukshëm favoritë në letër. Ndeshja nisi shumë më mirë për azerët, që qarkulluan topin dhe u shfaqën disa herë në 30 metrat e fundit. Megjithatë, goli mungoi. Rastin më të mirë e pati kroati Ozobiç, i cili në minutën e 20’, goditi traversën.

Pjesa e parë, u mbyll me dominim e skuadrës azerbajxhanase. Në pjesën e dytë, Partizani u zgjua dhe që në minutat e para, dha shkëndija. Çinari ndalet nga portieri, Belica nga traversa. Edhe Asani dhe Melo patën rastet e tyre. Pavarësisht të gjitha tentativave, goli mungoi dhe dy skuadrat u ndanë në barazim 0-0.

UEFA CHAMPIONS LEAGUE / TURI I PARË KUALIFIKUES
E mërkurë, më 11 korrik 2019, 17:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”,  Tiranë

PARTIZANI – KARABAK   0-0

EPISODET – 

70′ – Telushi tenton një pasim të gjatë për Çinarin, i cili po afrohej rrezikshëm drejt zonës kundërshtare. Megjithatë, shkodrani nuk e stopon dot topin.

52’ – Partizani shumë pranë golit. Fillimisht, është Çinari ai që godet me kokë, por portieri mik pret dhe çon topin në goditje këndi. Asani kroson dhe “Demat” godasin traversën me kokë. Aksioni vijon dhe në fund godet Asani me të majtën, por topi devijohet në tjetër goditje këndi.

45’ – Partizani e mbyll pjesën e parë në sulm, duke dalë dy herë rrezikshëm nga krahu i djathtë me anë të Kordeiros dhe Ibrahimit, por krosimet nuk janë të sakta. Fraksioni i parë i lojës mbyllet pa gola, 0-0.

40’ – Lerda i pakënaqur, kalon Çinarin në të djathtë dhe Asanin në majë të sulmit, por hapësirat mungojnë për “Demat”

32’ – Ulet ritmi i Karabakut, Partizani fiton metra të rëndësishme dhe rrezikon me kundërsulme

20’ – Partizani është me fat, Karabaku shumë pranë golit. Ozobiç i gjendur totalisht i lirë brenda zonës dhe me portën thuajse të boshatisur, godet traversën.

10’ – Minuta të qeta, Karabaku qarkullon topin dhe synon krahët, Partizani mbrohet mirë.

1’ – Nis takimi në “Selman Stermasi”

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Mala, Kordeiro (Broja 68′), Asani, Çinari, Mensah (Braun 58′). Trajner: F. Lerda

Karabak: Vagner, Huseinov, Mamadov, Medvedev, Míshel, Kuintana (Romero 62′), Emreli, Sadigov, Zubir, Ozobic, Almeida. Trajner: G. Gurbanov

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.