VIDEO/ La Liga rikthehet me gabime qesharake, mbrojtësi i jep asistin perfekt kundërshtarit

Në La Liga futbolli ka ardhur i ndjekur nga gafat. Futbollistët duket se kanë humbur shumë nga ndërprerja e gjatë dhe kjo po reflektohet edhe në fushën e lojës. Pas rastit të portierit Pacheco mesditën e sotme, ku harroi në një farë mënyre rregullat dhe doli jashtë zone për të kontrolluar topin, një tjetër gafë vjen në kampionatin spanjoll.

Vetëm 2 minuta kanë mjaftuar në ndeshjen mes Leganes dhe Valladolid që të vinte edhe gabimi, i cili do të rezultonte më pas fatal. Një keqkuptim mes mbrojtësit Awaziem dhe portierit Cuellar ka bërë që Valladolid të gjejë golin e parë. Portieri vendas lë zonën e tij për të marrë në zotërim topin, por Awaziem ka tjetër plan në mendjen e tij dhe e godet topin me kokë drejt portës së tij. Një ngatërresë e hidhur kjo për Leganes që përnudon në një assist perfenkt për Unal, i cili me katërkëndëshin e zbrazët nuk e ka të vështirë të zhbllokojë shifrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/callejismo/status/1271863517222666240

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *