VIDEO/ Me njërën dorë te titulli! Pavard shlyen gafën e autogolit, Bajerni fiton me vuajtje pa Levandovskin

Bajerni i Mynihut ka marrë 3 pikët e radhës në ndeshjen e sotme dhe ruan hendekun prej 6 pikësh me Dortmundin. Në një kohë kur në lojë janë edhe vetëm 3 përballje të tjera, bavarezët shkojnë kështu me njërën dorë te titulli kampion. Megjithatë ditën e sotme nuk e kanë pasur të lehtë përballë Borusia Monshegladbah. Bajerni ka marrë një fitore me vuajtje në shifrat 2-1, ku goli i triumfit ka ardhur vetëm 4 minuta larg përfundimit të kohës së rregullt.

Bavarezët do të kalonin të parët në avantazh në minutën e 26, kur Zirkze përfiton nga një gabim i portierit dhe zhbllokon rezultatin. Ndërkohë po në pjesë ne parë do të rithehej baraspesha. Do të ishte sërish Bajerni që do shënonte, por këtë herë në portën e tyre. Gafa mban emrin e Pavard, i cili e dërgon topin pas shpinës së Nojer. Megjithatë mbrojtësi francez do e shlyente gabimin e tij në minutat e fundit të takimit, teksa shërben një top të bukur në zonë dhe Goretzka nuk gabon ta dërgojë në rrjetë dhe të fiksojë kështu shifrat përfundimtare të takimit.

Ndërkohë vlen për tu përmendur se ekipi i Flik do të vinte me mungesa të rëndësishme në duelin e sotëm, pasi as Myler e as Levandovski nuk ishin në fushën e lojës. Të dy këta lojtarë kanë qenë arsyeja kryesore e suksesit të Bajernit, ku njëri me asistet dhe tjetri me golat e tij kanë vendosur shumë këtë sezon. Këtë e tregon qartë edhe ndeshja e sotme, teksa bavarezët vuajtën për të arritur te fitorja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/bogsigplatz/status/1271852934440116231

https://twitter.com/IAmSaquon/status/1271849303871500294

https://twitter.com/HDGoalHD1/status/1271869079754805248

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online