VIDEO/ Izraeli drejt Elbasanit, bllokohen rrugët e Tiranës

Nesër nis dhe Liga e Kombeve për Shqipërinë dhe shorti i vendosi kuqezinjtë që të ndeshen me Izraelin që në sfidën hapëse. Si gjithnjë përfaqësuese e Izraelit është “problematike” dhe kërkon që të ketë masa të rrepta për të garantuar sigurinë e futbollistëve të tyre.

Siç ndodh gjithnjë miqtë kanë udhëtuar sot drejt Elbasanit, ku do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes si dhe konferencën për shtyp. Udhëtimi i izraelitëve ka qenë i “blinduar” pasi për kalimin e tyre janë bllokuar të gjitha asket, për pak minuta, për t’u krijuar një lëvizje të shpejtë. Po ashtu autobuzi i Izraelit është shoqëruar nga një numër i madh forcash policie.

Edhe për ndeshjen e nesërme pritet që të ketë masa shumë të rrepta, por dhe një herë tjetër duhet theksuar se në ambientet e brendshme të stadiumit “Elbasan Arena” nuk do të ketë forca policie, por vetëm stjuart, siç është e parashikuar dhe në ligj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *