VIDEO | Fitore me vuajtje ndaj Frozinones, Milani me sytë nga Juventusi!

0

Milani merr një fitore me zemër në dorë ndaj Frozinones në shtëpi. Një ndeshje që në letër dukej e mbyllur, ka rezultuar shumë e komplikuar për kuqezinjtë, të cilët e kanë zgjidhur vetëm në pjesën e dytë, me sfidën që u mbyll me shifrat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me një lojë pa raste dhe të mërzitshme. Fraksioni i dytë, ndryshe nga i pari nisi me ankth për kuqezinjtë, me Frozinonen që fitoi të drejtën e një 11-metërshi, pas një ndërhyrje të gabuar të Abates.

Te pika e bardhë u paraqit Ciano, i cili u ndal nga Donaruma. Pikërisht, këtu nisi kthesa e Milanit, me ekipin e Gatuzos që shënoi dy herë brenda nëntë minutave.

Fillimisht ishte Piatek, i cili u gjend i lirë në zonë dhe devijoi në rrjetë një goditje të Borinit. Më pas, ishte Suso, i cili realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke çuar shifrat në 2-0.

Kështu, deri në fund “Djalli” administroi avantazhin e arritur dhe çdo gjë u mbyll me fitoren 2-0. Tashmë, e gjithë vëmendja do të jetë në Torino, ku Juventusi pret Atalantën. Një fitore e bardhezinjve i jep vendin e katërt Milanit dhe një vend në Champions…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.