VIDEO | Euro Teutë, Kastrioti e Luftëtari janë super!

0

Teuta ka marrë vendin e tretë në klasifikim, pasi ia ka dalë të mposhtë në Korçë Skënderbeun me rezultatin e ngushtë 1-2. Korçarët vazhdojnë të gabojnë dhe e kanë pësuar shumë shpejt. Sidiibe me kokë nuk fali, teksa Teqja u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta. Skënderbeu pati rastet e veta, por në pjesën e dytë Bushiç shënoi edhe golin e dytë. Kjo e bëri edhe më të vështirë për bardhekuqtë. Në fund Krasniqi shënoi një gol që pati vlera vetëm për statistika.

Luftëtari me shumë mundësi i ka mbyllur llogaritë e mbijetesës, pasi mposhti Kukësin me rezultatin 3-2. Hanti, Dunga dhe Rapo kanë zhvlerësuar golat mjaft të bukur të realizuar nga Rroca dhe Uilliam për Kukësin.

Kastrioti, pas pikës së marrë një javë më parë në transfertë me Laçin, ia ka dalë të rikthehet te fitorja në shtëpi me Flamurtarin. Skuadra e Devollit shënoi dy herë në portën e vlonjatëve dhe gjithçka u hap pas një eurogoli të shënuar nga Julian Shehu me një goditje dënimi. Fillimi i pjesës së dytë solli edhe golin tjetër me të zakonshmin Roxher. Një fitore me vlera para finales me Tiranën, skuadër që tanimë numëron vetëm dy pikë më shumë se Kastrioti.

Kategoria Superiore – Java 33
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 16:30

SKËNDERBEU-TEUTA 1-2
Shënues: Krasniqi 85′ / Sidibe 4′, Bushiç 54′

Skënderbeu (4-3-3): Teqja – Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi – Dita, Sibo, Pervan – Bregu, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Teuta (4-3-1-2): Hidi – Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj – Sidibe, Osmani, Gashi – Kallaku – Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë:
Klajdi Kola, Ermal Barushi, Nuri Rrapaj, Olsid Ferataj

GOLI I KRASNIQIT

GOLI I BUSHIÇ

GOLI I SIDIBE

KASTRIOTI–FLAMURTARI 2-0
Shënues: Shehu 31′, Roxher 55′
Kastrioti:
Puja, Neziri, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, H. Marku, Bardhi, T. Marku, Roxher. Trajner: Bledar Devolli
Flamurtari: Qirko, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Musta, Ymeraj, Batha, Mustafa, Beqja, Ribaj, Zijaj. Trajner: Ilir Daja.
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Orgest Grabova, Herald Lisaku, Orlando Kuka

GOLI I ROXHER

LUFTËTARI-KUKËSI 3-2
Shënues: Hanti 6′, Dunga 75′ (pen.), Rapo 81′ / Rroca 50′, Uilliam 58′
Luftëtari:
Ruçi, Neziri, Demo, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni, Hanti, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
KUKËSI:
Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Limaj, Uilliam, Rexhinaldo, Shkurtaj.
Gjyqtarë:
Enea Jorgji, Rudin Preça, Mariglen Llukmani, Ermal Llapra

GOLI I RAPOS

GOLI I DUNGËS

GOLI I RROCËS

GOLI I HANTI

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.