VIDEO | Dramë në finalen e Amerikës së Jugut, festë “samba” në fund

0

Atletiko PR (Atletiko Paranaense) ka fituar kupën e Amerikës së Jugut dhe tashmë do të përballet me River Plejtin (fituesin e Libertadores) në finalen e madhe të Superkupës së Amerikës Latine.

Klubi brazilian mposhti kolumbianët e Zhunior Barankuilës pas goditjeve të penalltive. Ndeshja e parë e zhvilluar në Kolumbi u mbyll në barazim 1-1, ndërsa po aq përfundoi dhe ajo e kthimit. Atletiko Paranaense kaloi në avantazh në minutën e 27 me anë të Pablos, ndërsa Zhunior barazoi ndeshjen në minutën e 58 me anë të Gutierrez.

Miqtë kishin një mundësi të artë për të marrë kupën me vete në Kolumbi, por Jarlan Barrera dështoi të shënonte nga pika e penalltisë në minutën e 111. Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kësaj radhe u drejtuan të gjithë drejt pikës së penalltisë.

Vendasit u treguan më të saktë, duke humbur vetëm një nga 5 goditje, ndërsa Zhunior humbi dy penallti. Atletiko Paranaense festoi gjatë me tifozët e saj dhe tashmë do të përballen me River Plejt në finalen e Superkupës së Amerikës së Jugut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.