Reali gati të “rinovojë” skuadrën, piketon talentin e Riverit

0

Reali i Madridit e ka pikasur dhe një tjetër lojtarë me perspektivë. “Galaktikët” i kanë vënë syrin lojtarit të River Plejtit, Ezekiel Palasios. 20-vjeçari luan prej 3 sezonesh me skuadrën e parë të Riverit dhe tani është gati për të bërë hapin e madh.

Sipas asaj që shkuan “Marca”, Reali është gati që të nisë bisedimet me lojtarin pikërisht pas Botërorit të Klubeve. Argjentinasi është një lojtar me të ardhme dhe e tundon një aventurë në Madrid, por mbeten për t’u parë edhe kushtet e lojtarit.

Reali duket se ka një strategji të re dhe po sheh gjithnjë e më shumë nga tregu i lojtarëve të rinj, duke menduar që në të ardhmen jo vetëm që të ketë sukses me ta, por dhe të bëjë biznes, pasi emrat që janë përfolur së fundmi që mund të afrohen në merkato kanë qenë të nën 21 vjeç.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.