Mirlind Daku humbi rastin fatal në aksionin e fundit, trajneri i Rubin Kazanit gëzohet: Faleminderit Zotit, tani nuk do ta blejnë…

Mirlind Daku është duke kaluar një formë fantastike te Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një tjetër gol të bukur ndaj Cska së Moskës, në barazimin 2-2. Një futbollist brilant, ku pavarësisht staturës së lartë të trupit, ka driblim dhe shpejtësi të madhe, që e bën jo pak të veçantë.

Por nga ana tjetër Mirlindi shpërdoron disa mundësi të pastra. Në minutën e fundit të ndeshjes, Daku gaboi para portierit kundërshtar dhe nuk arriti që të gjente golin e fitores. Siç dihet, të shumta janë ekipet në Rusi që kërkojnë shërbimet e Dakut. Teksa gazetarët pyetën trajnerin e Rubin Kazan se çfarë mendoi kur Daku humbi rastin fatal në minutën e fundit, ai tha: “Më kaloi në mendje ideja: “Nuk do ta blejnë tani Dakun me këtë që humbi, faleminderit Zotit”, tha trajneri duke qeshur. /Sport Ekspres/