VIDEO | Çmenduria e dekadës, “ish”-i Fulhemit humbet rastin e pabesueshëm

0

Episodet e çuditshme dhe të pabesueshme në futboll janë të shumtë. Më i fundit ka ndohur në Superligën turke, konkretisht në sfidën mes Jeni Malatiaspor ndaj Alaniaspor.

Ishte sulmuesi Abubakar Kamara, i cili ka humbur një rast të pabesueshëm. Pasi u gjend i vetëm përballë portierit, 24-vjeçari e shmangu atë të fundit dhe me portën e boshatisur, goditi… jashtë!

Pamja është shokuese, pasi është çmenduri në rast se e humbet një rast të tillë. Kamara luan si i huazuar në Turqi që nga janari, me kartonin e tij që është në pronësi të Fulhemit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.