VIDEO | Derbi i çmendur, Hebaj dërgon “demat” në ekstazë

0

Sëmundje e pashërueshme. Tirana nuk di të fitojë në derbi, sikurse nuk di të ruajë avantazhin. Derbi i 15-të i bardhebluve që nuk fitojnë dhe sot ndodhi me përmbysje të Partizanit, që fitoi 2-1. Grent Halili ishte ai që zhbllokoi ndeshjen me një gol të realizuar me fillimin e pjesës së dytë.

Gjithsesi Partizani reagoi dhe zgjidhja erdhi nga stoli. Rubin Hebaj, me një goditje me kokë arriti të realizojë golin e barazimit dhe festa ishte e ligjshme për tifozët dhe lojtarët e kuq. Por duket se dikush e ka mallkuar Tiranën, që dhuron gola.

Në derbi rëndojnë edhe më shumë. Një gabim i Hoxhallarit u shfrytëzua nga të kuqtë dhe Çinari asistoi për Hebajn. Sulmuesi shkodran, i rilindur, gjen golin e dytë. Fitore për Partizanin në derbi dhe tani ka fituar edhe zemrat e tifozëve. Tani i duhen minutat. Tirana? Krizë totale.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 15

E premte, më 30 nëntor, ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI – TIRANA 2-1
Shënues:
Hebaj 67′, 86′ / Halili 51′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Hebaj 58′), Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah (Çinari 80′), Mala (Kote 91′), Bardhi. Të gatshëm: Xhika, Çinari, Kardozo, Gojkoviç, Kalari, Hebaj,  Kote). Trajner: Skënder Gega.

Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka (Kërçiku 71′), Mauexhe, Karabeci (Kobina 51′), Daja, Hasani, Halili (Blazhevski 67′), Sentamu. (Të gatshëm: Lika, Kërçiku, Turtulli. Cake, Blazhevski, Kobinah, Ngo) Trajner: Ardian Mema.

Gjyqtarë: Eldorian Hamitaj, Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Dojando Myftari. Gjyqtarë linje: Klajdi Kola, Juxhin Xhaja.
Kartonë të verdhë: Trashi 31′, Ibrahimi 38′ / Daja 21′, Hoxhallari 30′. Doka 42′, Hasani 51′

Delegat: Lysien Nurishmi.

EPISODET

86′ GOL – Gabim i Tiranës dhe Hebaj arriti të shënojë golin e avantazhit. Çinari ishte ai që pasoi për sulmuesin e Partizanit.

85′ – Hila brenda zonës gjuan fort dhe topi shkon e stampohet në tranversë. Shpëton Tirana

67′ GOL – Hebaj arrin të barazojë. Krosi në zonë shfrytëzohet nga shkodrani, i cili godet me kokë dhe topi devijohet nga Abibi por mbetet pranë sulmuesit. Me tentativën e dytë ai realizon.

57′ – Halili nga jashtë zone tenton golin e dytë, portieri Hoxha e devijon topin që shkon drejt Sentamu. Sulmuesi nga Uganda provon dhe e dërgon topin jashtë

53′ – Trashi kroson fort në zonë, Bardhi me kokë gjuan jashtë kuadratit.

51′ GOL – Grent Halili me një goditje brenda zonës ia ka dalë të shënojë për Tiranën

48′ – Bardhi përparon dhe në hyrje të zonës kërkon kuadratin, por i pasaktë në goditjen e tij.

45′  – Asani godet fort dhe gjen traun e portës. I pafat sulmuesi anësor i Partizanit. PAs atij aksioni u sinjalizua mbyllja e pjesës së parë.

40′ – Asani kroson në zonë, Bardhi gjuan me kokë jashtë kuadratit.

38 ‘– Ibrahimi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Karabecit, karton i verdhë. Tension në fushë.

31′ – Karton i verdhë për Trashin. Partizani pretendon për penallti, por arbitri ka menduar se kemi të bëjmë me simulim të anësorit. Protesta tek arbitri Hamiti.

27′ – Daja nga brenda zonës nuk godet siç duhet. Topi shkon mbi traun e portës

18′ – Atanda humb kontrollin e topit, Daja kroson në zonë. Halili përpiqet godasë, por pa ia arritur qëllimit

15′ – Trashi me të majtën gjuan fort, Abibi me vështirësi e devijoi topin. Goditje këndi në favor të Partizanit

8′ – Mala jep sinjalin e parë me një tentativë nga distanca, jashtë kuadratit topi i gjuajtur prej tij.

7′ – Imami tenton nga distanca, portieri Hoxha në gatishmëri kontrolloi sferën. Tiranë këmbëngulëse në minutat e para

5′ – Ibrahimi kthen një top pas dhe sulmuesi Halili zgjatet dhe e devijoi topin, me portierin Hoxha që tentoi të largonte rrezikun. Topi shkoi jashtë

KOREOGRAFIA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.