VIDEO | Bucks dhe Rockets një hap larg kualifikimit, Jokiç nderon Nuggets

0

Milwaukee Bucks dhe Philadelphia 76ers janë pranë kalimit në raundin tjetër të fazës play-off në NBA, pas kanë fituar ndeshjet e fundit dhe kryesojnë 3-0 dhe 3-1 ndaj Detroit Pistons dhe Brooklyn Nets. E njëjta situatë edhe për Houston Rockets, që udhëheq 3-0 ndaj Utah Jazz. San Antonio Spurs-Denver Nuggets është një përballje e balancuar dhe skuadrat kanë fituar nga dy ndeshje.

Bucks triumfuan ndaj Pistons me rezultatin 103-119 dhe e dominuan takimin, duke mbyllur gjithçka brenda tre periodave të para. Giannis Antetokounmpo (14 pikë, 3 asiste, 10 rikuperime) dhe Khris Middleton (20 pikë, 4 asiste, 8 rikuperime) ishin në lartësinë e duhur si zakonisht, ndërkohë që edhe Brook Lopez e Eric Bledsoe shënuan nga 19 pikë. Shënuesi më i mirë ishte Blake Griffin i Pistons, me 27 pikë të realizuara.

Houston Rockets ka fituar me vështirësi kundër Utah Jazz. Këta të fundit bënë më mirë në dy periodat e para, të udhëhequr nga Donovan Mitchell (34 pikë, 5 asiste, 6 rikuperime) që ishte në formë shumë të mirë. Gjithsesi Rockets reaguan dhe në fund fituan me rezultatin 101-104. James Harden (22 pikë, 10 asiste, 4 rikuperime) ishte si zakonisht më i miri për ekipin e tij. Chris Paul realizoi 18 pikë, kurse Clint Capela spikati me 11 pikë dhe 14 topa të rikuperuar.

Joel Embiid (31, 7, 16) ka marrë për dore Philadelphia 76ers, që mundi 108-112 skuadrën e Brooklyn Nets. Tobias Harris me 22 pikë dha gjithashtu një kontribut të vyer në këtë fitore. Ben Simmons shënoi 15 pikë, ndërkohë që asistoi 8 herë e po aq herë rikuperoi. Caris LeVert, autor i 25 pikë, doli sërish kokulur, ashti sikurse D’Angelo Russell dhe Jarrett Allen që shënuan nga 21 pikë.

Denver Nuggets vendosi baraspeshën me një fitore 103-117 ndaj San Antonio Spurs. Nikola Jokiç (29 pikë, 8 asiste, 12 rikuperime) dhe Jamal Murray (24 pikë, 6 asiste, 2 rikuperime) udhëhoqën skuadrën e tyre në këtë fitore mjaft të vlefshme. Jokiç, në katër ndeshjet e para që luan në fazën play-off, ka realizuar 82 pikë dhe 47 rikuperime. Më mirë ka bërë vetëm Shaquille O’Neal, me 85 pikë e 51 rikuperime. LaMarcus Aldridge (24 pikë) dhe DeMar DeRozan (19 pikë) këtë herë janë dorëzuar dhe do kërkojnë të hakmerren në ndeshjen e pestë ndaj Nuggets.

Brooklyn Nets-Philadelphia 76ers 108-112 (1-3)
San Antonio Spurs-Denver Nuggets 103-117 (2-2)
Detroit Pistons -Milwaukee Bucks 103-119 (0-3)
Utah Jazz-Houston Rockets 101-104 (0-3)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.