VIDEO | Barazim në Milano, Naingolan dhe Ronaldo mrekullojnë “San Siro”-n

Derbi i Italisë midis Interit dhe Juventusit është mbyllur në një barazim 1 – 1. Autorët e golave në këtë përballje ishin Raxha Naingolan dhe Kristiano Ronaldo. Për pozitën në të cilët ndodhen skuadrat, barazimi mund të quhet si një rezultat i pranueshëm.

Me pikën e marrë sot Interi mban në katër pikë distancën me Romën e vendit të katërt, teksa kanë mbetur katër ndeshje në përfundim të kampionatit. Fundjavën e ardhshme ziklatrit i pret një tjetër ndeshje e vështirë në transfertë ndaj Napolit të vendit të dytë.

Inter 1 – 1 Juventus
Shënues: Naingolan 7’ / Ronaldo 62’

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *