VIDEO | Bajerni ruan kreun falë një… devijimi, Verderi thyhet pas 5 muajsh

0

Bajerni ka vuajtur shumë për të siguruar fitoren kundër Verder Bremenit. Një gol i mbrojtësit Shyle 15 minuta përpara fundit të ndeshjes i dhuroi tre pikë të arta për titullin kampion ekipit bavarez.

Pjesa e parë nuk pati shumë raste, ndërsa vendasit ndryshuan marsh në të dytën. Miqtë mbeten me një lojtar më pak pas të verdhës së dytë të marrë nga qendërmbrojtësi Milos Veljkoviç në minutën e 58-të. Insistimi i Bajernit u shpërblye në minutën e 75-të. Shyle goditi nga jashtë zonës dhe topi përfundoi në rrjetë pas një devijimi.

Kjo fitore e çon në katër pikë diferencën me Dortmundin ndjekës, që do të luajë nesër në transfertë kundër Fraiburgut. Milot Rashica u aktivizua për 73 minuta, ndërsa Verderi provoi shijen e humbjes në kampionat pas 12 javëve.

Në ndeshjet e tjera, Leverkuzeni siguroi një trepikësh Europe, duke fituar në shtëpi përballë Nyrnbergut. Augsburgu “luajti tenis” me Shtutgartin, të cilin e mposhti 6-0, ndërsa Mainci nuk pati probleme për të siguruar fitoren në shtëpi kundër Dyseldorfit.

Augsburg-Shtutgart 6-0
Shënues: Kedira 11’, Han 18’, Maks 29’, 59’, Ritçer 53’, 68’

Leverkuzen-Nyrnberg 2-0
Shënues: Alario 61’, Voland 86’

Bajern Mynih-Verder Bremen 1-0
Shënues: Shyle 75’

Mainc-Dysedorf 3-1
Shënues: Mateta 1’, 87’, Onisivo 67’ / Lukebakio 19’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.