VIDEO | Aksion fantastik i Barçës, zhbllokohet miqësorja japoneze

Barcelona po luan ndeshjen e dytë dhe të fundit në Japoni, ndaj Visel Kobe. Pjesa e parë ka qenë e përgjumur, por me nisjen e së dytës Barcelona ka nisur spektaklin. Futja e Dembele, De Jong dhe Malkom ka ndikuar shumë në ndeshje dhe kështu ka ardhur goli i parë.

Ishte një gol i krijuar nga talenti Karles Perez, që bën mur me Malkom dhe dërgon sferën poshtë këmbëve të portierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *