Vidal rrezikon burgun, Bajerni tenton “ta heqë qafe”

Arturo Vidal mund të bëjë deri në 10 vite burg, pasi akuzohet për ushtrim dhune dhe plagosje në bashkëpunim me vëllain e tij Sandrino.

Ngjarja ka ndodhur më 16 shtator të vitit të shkuar, kur Vidal shkoi në festën e famshme Oktoberfest, për të festuar pas fitores 4-0 dnaj Maincit.

Sipas Bild, kiliani u përfshi në një sherr masiv në lokalin ku kishte shkuar, duke goditur edhe rojet e sigurisë. Për pasojë, si Vidal, ashtu edhe vëllai akuzohen për dhunë me pasojë dëmtime serioze fizike, dhe nëse gjykata e shpall fajtor, dënimi do të shkojë nga 6 muaj deri në 10 vite burg.

Kjo është edhe arsyeja madhore pse Bajerni kërkon ta shesë urgjentisht, pasi sjellja e mesfushorit nuk mund të tolerohet më. Ançeloti e kërkon në Napoli, por është e qartë që nuk do të bëhet asgjë pa përfunduar gjyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *