E pabesueshme, Baloteli mund të bëhet kapiten i Italisë!

0

Mario Baloteli është “djali i keq” i futbollit, i adhuruar dhe i urryer njëkohësisht, supertalent vendimtar dhe “palaço cirku”, në varësi të humor.

Italia tashmë ka emëruar trajner Roberto Mançinin dhe ky i fundit e ka kthyer Balotelin në kombëtare, duke pasur besim se do të marrë maksimumin e heroit të Euro 2012.

Me Bufon dhe De Rosin larg kombëtares, si dhe Kielinin të dëmtuar, mbetet Bonuçi kapiteni i një grupi të ri dhe pa shumë eksperiencë.

Mbrojtësi i Milanit do të mbajë shiritin në miqësoret e radhës, kundër Arabisë Saudite, Holandës dhe Francës.

Megjithatë, Bonuçi zor se do të luajë në të tre sfidat dhe  ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se në bazë të rregullors së brendshme të kombëtares, kapiten surprizë në vend të Bonuçit mund të jetë edhe Baloteli.

Me 33 ndeshje në kombëtare, Baloteli është së bashku me De Shilion lojtari me më shumë ndeshje tek Italia, pas Bonuçit. Kjo e bën sulmuesin e Nicës zëvendëskapiten, ndaj nëse Bonuçi nuk është në fushë, shiriti kalon te Baloteli ose De Shilio.

Katër vite jashtë kombëtares, kthim dhe kapiten? Ndodh vetëm me SuperMarion!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.