Vetëm 16 vjeç, talenti i Xhenoas transferohet te Interi!

Jo vetëm blerje “big”, por edhe talente për të rritur dhe për t’i bërë gati për të ardhmen. Një vit më parë ishte shumë pranë goditjes “dyshe” nga Xhenoa me Pelegri-Salsedo, por më pas ishte blloku i ardhur nga pronarët kinezë ai që prishi gjithçka.

E ndërsa Pelegri u transferua te Monako për thuajse 25 mln euro, mbeti Salsedo, që tashmë zyrtarizohet si lojtar zikaltër. Ai kalon në formën e përkohshme vjetore, pra huazim, me të drejtë blerje në të ardhmen.  Ai do t’i bashkohet ekipit Primavera.

Kujtojmë që Salsedo është ende 16 vjeç dhe luan si sulmues qendre por edhe krahu në të majtë. Sezonin e shkuar shënoi 6 gola me ekipin Primavera të Xhenoas, ndërsa ka rënë në sy edhe në turneun Viarexho me 3 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *