Venger “thyen” heshtjen, jep datën për rikthimin e tij

Ditët e fundit bëri shumë zhurmë lajmi se Arsen Venger do të rikthehej në botën e futbollit. Siç përflitej ish-tekniku i Arsenal, mund të behej drejtori i ri sportiv i PSG, por për momentin ende nuk ka asgjë zyrtare. Lidhur me këtë çështje ka qenë vetë Venger, i cili ka folur për “Sport Bild”, duke dhënë detaje mbi rikthimin e tij.

68-vjeçari ka deklaruar se rikthimi i tij mendohet të jetë në 1 janarin e vitit të ardhshëm. Francezi nuk dha asnjë informacion tjetër, teksa tha që nuk dihet ende pozicioni që do të marrë, apo destinacioni, thjesht ai saktësoi datën se kur do të rikthehet përsëri për t’u bërë protagonist në futboll.

“Besoj se rikthimi im do të jetë në 1 janarin e vitit 2019. Nuk e di konkretisht se ku edhe se në çfarë pozicioni do të jem. Ndoshta nuk mund të jetë një klub, mund të jetë një federatë, ose mund të jetë një kombëtare”, shpjegoi shkurtimisht ish-tekniku i Arsenal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *