Vendimi befasues, ndryshon vendi organizator i Kupës së Afrikës 2019!

Një lajm i bujshëm na vjen nga Afrika. Ishte vendosur që Kupa e Afrikës 2019 do të zhvillohej në Kamerun, por kjo nuk do të ndodhë. Kompeticioni do të zhvillohet në verë, nga data 15 qershor deri më 13 korrik, ndërsa tashmë po punohet për të gjetur një tjetër vend pritës.

Ahmad Ahmad, presidenti i CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) ka deklaruar se Kamerunit i është hequr e drejta e organizimit të kupës, për shkak të vonesave serioze në punime dhe organizim. CAF ka kryer një mbledhje prej 10 orësh në Arka, kryeqytetin e Ganës, dhe ka vendosur të ndryshojë vendin e zhvillimit të Kupës së Afrikës 2019.

Ahmad ka deklaruar se ky ishte një vendim i vështirë, por një grup unë do të ngrihet për të caktuar vendin organizues të këtij evenimenti. Afrika e Jugut ndodhet në “pole” për pritjen e Kupës së Afrikës, që do të kthehej të priste një eveniment të madh pas 9 vitesh (vendi afrikan organizoi Kupën e Botës 2010.

Një tjetër problem për t’u zgjidhur është dhe kombëtarja e Kamerunit. Djemtë e Sedorfit ishin kualifikuar si pritës të evenimentit, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi vend pritës do të jetë Afrika e Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *