Vendimet e Disiplinës/ Leksion për zyrtarin e Luftëtarit, dënohet edhe Vllaznia

0

Komisioni i disiplinës ka zbardhur sot vendimet sa i përket ndeshjeve të fundit të Superiores. Sjellja e gabuar e tifozëve shkodran, duke hedhur shishe në fushë në përballjen kundër Laçit, i kushton financiarisht klubit të Vllaznisë. Këta të fundit janë gjobitur me shumën e 100 mijë lekëve, fat të cilin e ka pasur edhe ekipi i Besëlidhjes.

Ndërkohë Artur Danaj, zyrtar i Luftëtarit, është dënuar me një pezullim prej 8 ndeshjesh dhe shkak për këtë janë bërë ofendimet e tij kundrejt zyrtarit të takimit. FSHF ka vendosur ta bëjë leksion këtë të fundit, i cili akuzoi arbitrin e takimit kundër Kukësit me fjalët: “Këto gabime vijnë vetëm nga një arbitër që ka luajtur 100 mijë euro në lloto dhe pret t’i kthehen lekët”, ndërsa nuk është ndalur edhe në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës për të vazhduar akuzat e tij mbi gjykimin e arbitrave. Gjithashtu klubit gjirokastrit i ofrohet një afat kohor prej 15 ditësh për të shlyer gjithë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Selman Stërmasi”./Sport Ekspres/

Vendimet e plota:

  1. KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Ky dënim do të zbatohet në bazë të parashikimeve te nenit 116/1/a të KDS.
  2. Zyrtari i KF Luftëtari, Artur Danaj për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  3. KF Luftëtari detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditëve në stadiumin “Selman Stërmasi” nga lojtarët/stafi përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.
  4. KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në rast përsëritje KF Vllaznia paralajmërohet se do të jetë objekt i masave të përshkallëzuara sipas KDS.
  5. KF Oriku detyrohet të dëmshpërblejë brenda afatit prej 15-ditëve dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” nga ekipi i KF Oriku sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.
  6. Ekipi i KF Iliria për dështim në organizimin e ndeshjes dhe sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 63/1/c, Nenit 65/4/c të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pa spektatorë.
  7. Zyrtari i KF Turbina Bledar Malaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i KF Turbina E. Belshi per sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a te KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Pranimin e kërkesës së Lojtarëve të KF Teuta Fabjan Beqja dhe Amer Duka. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtarët vendosen në provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes së shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës denimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.