Van Dijk jashtë 11-shes më të mirë, Anglia vetëm një përfaqësues!

0

Finalet e Nations League u mbyllën një natë më parë, me Portugalinë që u kurorëzua kampione në edicionin e parë. Tashmë është koha për llogaritë dhe UEFA ka zyrtarizuar formacionin më të mirë të turneut.

Skema është 5-3-2, ku bie në sy lënia jashtë e Virxhil Van Dijk, apo edhe fakti që Anglia përfaqësohet vetëm nga portieri Pikford. Në mbrojtje nga krahët janë Rafael Guerrero dhe zviceriani Kevin Mbabu.

Në qendër luajnë De Ligt, Akanzhi dhe portugezi Dias, i cili zhvilloi një turne thuajse perfekt. Mesfusha me tre, ku dyshes së Holandës De Run-De Jong, i bashkangjitet dhe lojtari më i mirë i kompeticionit, Bernardo Silva. Në sulm nuk mund të mungonte Kristiano Ronaldo, i cili ka përkrah Memfis Depaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.