UEFA bën Red Bullin me krahë, Lajpcig e Salcburg në Champions League

Para pak muajsh doli në dritë një problem që në fakt ishte trajtuar jo pak në mediat gjermane: po sikur RB Lajpcigu të shkonte në Champions League? Aty do shkonte edhe Red Bull Salcburg, por a lejohen dy klube me pronar të njëjtë?

UEFA nuk u shqetësua, ndoshta duke mos e pritur fluturimin e klubit gjerman, që tashmë është në Champions, ashtu si Salcburgu.

Sipas rregullores, Lajpcigu duhej të përjashtohej, duke pasur prioritet klubi kampion.

Megjithatë, kompania e njohur e pijeve enegjitke Red Bull gjithnjë ka deklaruar se është në rolin e sponsorit dhe strukturat e klubeve janë të pavarura.

Tani UEFA ka vendosur: të dy klubet pranohen në Champions League, pasi arsyetimi i Red Bullit qëndron.

Megjithatë, të gjithë e dinë që pronari mbetet i njëjti, ndaj do ishte interesante nëse këto dy klube do përballen në Champions. Nëse vendosen në një grup, a nuk do krijonte aludime nëse njëra skuadër i humbiste të dyja përballjet direkte?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *