U futën në fushë, Uest Hemi zhduk 5 tifozë

Sa herë na ka ndodhur të shohim tifozë që futen në fushë, për një përqafim apo për të sulmuar ndonjë kundërshtar? Plot herë, në shumë kampionate. Në disa vende nuk merret asnjë masë, në disa të tjerë përfundon në polici, ndërsa në Angli klubet i marrin vetë vendimet për tifozët, pa pritur të veprojë drejtësia penale.

Kështu, Uest Hemi ka reaguar fuqishëm pas pushtimit të fushës nga disa tifozë në ndeshjen e fundit të kampionatit, humbur në shtëpi ndaj Bërnlit më 10 mars. Tifozët e klubit londinez ka kohë që protestojnë ndaj pronarëve të klubit dhe 5 tifozë u futën në fushë për të protestuar, ndërsa tani klubi ka vendosur t’i përjashtojë përjetë nga stadiumi.

“Uest Hem Junajtid konfirmon që një veprim i shpejtë dhe vendimtar është ndërmarrë kundër një numër spektatorësh që ka shkelur rregullat e stadiumit dhe ka kryer akte të rënda dhune dhe agresioni fizik gjatë ndeshjes të fundit të Uest Hemit, kundër Bërnlit. Për pasojë, 5 persona nuk do të lejohen të shkelin më përjetësisht në stadiumet ku do të luajë Uest Hemi. Në bazë të dëshmive dhe filmimeve, do të ndalohen edhe persona të tjerë, duke nisur nga ndeshja e ardhshme, pasi siguria e tifozëve, lojtarëve dhe personelit mbetet prioritet absolut në London Stadium”, thuhet në komunikatën për shtyp të klubit londinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *