Turneu “Fadil Vokrri”, skuadra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia

0

Çdo vit, në nëntor organizohet Kupa Pavarësia, ku marrin pjese skuadra nga Shqipëria, Kosova si dhe skuadrat shqiptare në Maqedoni dhe Shqipëri. Këtë vit, një event i ngjashëm do të organizohet dhe për skuadrat e futbollit të femrave.

Ekipi i futbollit të femrave, nënkampionet aktuale të Shqipërisë, “Tirana AS” do të udhëtoje të mërkurën drejt Gjilanit, për të marrë pjesë në turneun mbarëkombëtar “Fadil Vokrri”. Përveç ekipit tonë, në aktivitet do të jenë edhe “Kosova” e Prishtinës, “Intelektualet” e Gjilanit dhe “Tetova 2017” nga shqiptarët e Maqedonisë.

Ky event është në nder të legjendës “Fadil Vokrri” i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.