Turbina “çmonton” Burrelin në miqësore

0

Turbina ka marrë një fitore bindëse sot kundër Burrelit. Cërrikasit triumfuan me rezultatin 4-1, ndërkohë që shumica e golave u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Skuadra e drejtuar nga Sinan Bardhi pati mundësinë të shënonte që në minutën e 10-të, por Bërdufi nuk realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Dhjetë minuta më vonë ishte Ajazi që kaloi në avantazh matjanët. Gjithsesi sulmuesi Bërdufi do korrigjonte veten në të 40’, kur edhe barazoi shifrat në 1-1. Në barazim u mbyll pjesa e parë, kurse në të dytën pati edhe zëvendësime të shumta.

Turbinas kaloi në avantazh në minutën e 50-të, kur Gjonpalaj shënoi në portën e tij. Më pas ishte nigeriani Ejoh ai që shënoi dy herë të tjera për cërrikasit, që kanë ruajtur një pjesë të mirë të ekipit të sezonit të shkuar.

Miqësore – E mërkurë, më 15 gusht

Turbina 4 – 1 Burreli
Shënues:
Bërdufi 40’, Gjonpalaj 50’ (autogol), Ejoh 60’, 80’ / Ajazi 20’
Turbina: Varfi, Zeneli, Pashaj, Bejko, Gazheli, Taulla, Qorri, Cake, Cara, Hasa, Berdufi. (U aktivizuan: Collari, Cami, Dervishi, Beqiraj, Qosja, Xhelili, Ejoh, Ugo, Shkreta, Sina, Alillari). Trajner: Sinan Bardhi.

MARIGLEN MIRAKA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.