Trajneri i mrekullisë së sezonit të kaluar, favorit për stolin bardheblu

0

Ze Maria dhe Tirana, një martesë e lindur ndoshta pa dashuri gjatë verës që lamë pas, e që në mënyrë të pashmangshme duket se po shkon drejt fundit. Ashtu siç njoftoi “SportEkspres” gjatë ditës së diel, trajneri është praktikisht i shkarkuar nga detyra.

Presidenti Refik Halili është i bindur për ta larguar. Edhe braziliani nuk jep sinjale sikur ka dëshirë të qëndrojë më gjatë te 24-herë kampionët. Pakënaqësi nga të dy palët, të cilave u shtohen edhe pakënaqësitë e futbollistëve, me ekipin që është përçarë dhe ku shumë titullarë, e mbi të gjithë kapiteni Karabeci i lënë në stol, nuk e duan më trajnerin.

Nëse shkarkimi i Ze Marias do të njoftohet zyrtarisht, te Tirana e kanë gati zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Julian Ahmatajn. Trajneri i cili sezonin e kaluar i siguroi Kamzës mbijetesën në Kategorinë Superiore dhe më pas u shkarkua në mënyrë të befasishme nga klubi, është pretendenti kryesor për të marrë drejtimin e stolit.

Ahmataj duket zgjedhja e parë e klubit kryeqytetas, për atë që përfaqëson si trajner, por edhe si një ish-lojtar i suksesshëm me Tiranën. 39-vjeçari ka luajtur në dy raste me fanellën bardheblu, duke fituar një Kupë të Shqipërisë dhe tre Superkupa.

Por, nëse te bardheblutë janë gati të emërojnë Ahmatajn dhe trajneri do ta mirëpriste një rikthimin në stol, në një piacë kaq prestigjoze, problem lidhet me modalitetin e “divorcit” nga Ze Maria. Kontrata e teknikut është mjaft e fort, përsa i takon klauzolave dhe dëmshpërblimi i lartë do të rëndonte arkat e klubit.

Kjo është edhe dilema e presidentit Halili: t’i japë fund një marrëdhënie të dështuar, duke marrë përsipër faturën e kripur, apo të kursejë paratë dhe të vazhdojë bashkëjetesën kundër vullnetit të të gjitha palëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.