Trajneri i Barcelonës merr në mbrojtje Manajn dhe e motivon: U treguan të padrejtë! Shkon në ekip të parë kështu

Rei Manaj ishte “ëngjëlli” dhe “djalli” në ditën e djeshme për Barcelonën B ndaj Praet. Sulmuesi shqiptar arriti që të shënonte golin e parë në ndeshje zyrtare me fanellën e katalanasve, por në minutën e 45 do të merrte kartonin e dytë të verdhë që e nxori nga fusha.

Një vendim shumë i nxituar nga arbitri, që mund ta kishte kursyer fare lehtë Manajn në atë rast. Në këtë mendim është edhe trajneri i Barcelonës B, Garcia Pimienta, që nuk e kritikon sulmuesin e Shqipërisë, por e merr në mbrojtje. Gjithashtu ka vend edhe për motivim duke u shprehur se nëse vazhdohet kështu, atëherë mbërrihet në ekip të parë.

“Për atë që më kanë treguar, kartoni i dytë i verdhë për Manajn ishte i padrejtë. Nëse Rei vazhdon të punojë kështu si der tani, ai do ta ketë mundësinë që të shkojë me ekipin e parë”, tha Pimienta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *