“Pas mësimit në stadium për Bylisin tonë”, ballshiotët bëjnë thirrjen e veçantë për tifozët

Bylisi do të luajë sot javën e 20 të Superiores ku përballë do të ketë Vllazninë e Jonuz. Një ndeshje që luftohet për tre pikë nga të dyja skuadrat. Ballshiotët aktualisht e shohin veten 9 pikë larg kreut, vend të cilin e mbanin para disa javësh.

Për këtë arsye, klubi i Bylisit kërkon mbështetje nga tifozeria e tyre në mënyrë që të rikthehen edhe njëherë te fitorja, të cilën kanë dy javë që nuk e shijojnë. Një trepikësh do i dërgonte në vendin e 3-të në renditje dhe klubi ballshiot vjen me një thirrje të veçantë për të gjithë tifozët.

“Nesër është e hënë, ditë shkolle… Pas mësimit në stadium, për Bylisin tonë dhe gjithë Mallakastrës”, ka shkruar ditën e djeshme klubi në faqen zyrtare në “Facebook”, duke ftuar kështu gjithë të rinjtë që të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të qenë një motiv plus në përballjen me Vllazninë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online