Trajnerët e ekipeve kombëtare zhvillojnë takim në FSHF, ja çështjet e diskutuara

Në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit është mbajtur ditën e sotme një takim, ku pjesëmarrës kanë qenë trajnerët e ekipeve kombëtare, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku si dhe Xhemal Mustedanagiç. Në pamundësi për të qenë present në këtë mbledhje, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja është bashkuar nëpërmjet video-konferencës.

Ajo çfarë u diskutua lidhej me ndryshimet e ardhura prej pandemisë së Koronovirusit si dhe për programin e punës që do të ndiqet. Vëmendje i është kushtuar talenteve shqiptare, teksa mbajtja e tyre nën vëzhgim ishte një çështje e diskutuar në këtë takim. Gjithashtu trajnerët e ekipeve kombëtare kanë koordinuar programin dhe kalendarin e aktiviteteve për muajt që do të vijojnë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë zhvilluar sot një takim konsultativ, ku morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, departamenti i ekipeve kombëtare dhe krye-skauti i ekipeve kombëtare, Dzemal Mustedanagic.

Përmes video-konferencës të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe trajneri i Kombëtares A, Edoardo Reja dhe stafi i tij teknik. Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua për programin e punës për periudhën në vazhdim dhe për ndryshimet e imponuara nga pandemia Covid-19.

Në muajin mars, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit vendosi të pezullojë të gjitha aktivitetet futbollistike në vend si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kjo ndërprerje detyroi edhe trajnerët e ekipeve kombëtare që të ndryshonin planet e punës për periudhën në vazhdim. Me rifillimin e kampionateve në fillim të qershorit edhe stafet e ekipeve kombëtare po rinisin përgatitjet me skuadrat respektive.

Në mbledhjen me Sekretarin e Përgjithshëm, Shulku, trajnerët koordinuan programet dhe kalendarët e aktiviteve për muajt e ardhshëm si edhe diskutuan për procesin e mbajtjes nën vëzhgim të rregullt të talenteve shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *