Bundesliga “i prish“ punë Rashicës, Verder Bremen refuzon ofertën e parë për sulmuesin

0

Rashica e ka marrë vendimin që të largohet nga Verder Bremen këtë merkato verore dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë klubi gjerman. Nuk ka vonuar gjatë dhe në tryezë ka mbërritur oferta e parë. Megjithatë Verderi e ka refuzuar duke e cilësuar si të ulët shifrën e ofruar.

Sipas gjermanes “Bild“, Lajpcig ka vënë në dispozicion një shumë prej 15 milionë eurosh plus 3 të tjera në formë bonusesh duke e dërguar totalin në 18 milionë. Por kufiri minimal që Verder ka vendosur për shërbimet e sulmuesit është 25 milionë euro.

Kështu qendrimi në elitë ia vështirëson disi punën sulmuesit shqiptar, pasi ekipet që e duan duhet të paguajnë jo pak për ta bërë pjesë të organikës së tyre. Megjithatë deri në mbylljen e merkatos ka ende kohë dhe mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Milot Rashicës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.