Kirian Nuabueze është dëshira e 3 klubeve turke, Laçi vendos çmimin për sulmuesin

0

Sirenat turke janë ndezur sërish për Kirian Nuabuezen. Sulmuesi i Laçit ka shkëlqyer këtë sezon në Superiore, ku ka shpërthyer me golat e shënuar. Plot 18 të tillë mbajnë firmën e amerikanit në kampionat, duke qenë në garë për këpucën e artë të elitës së futbollit shqiptar. Paraqitjet e mira dhe cilësitë e Nuabuezes kanë rënë në sytë e klubeve të huaja, të cilat janë të gatshme të hidhen në garë për shërbimet e tij.

Ofertat nuk kanë munguar as në janar, por duket se kjo merkato është e duhura për të lëvizur. Kasimpasa dhe Koniaspori janë vënë në gjurmët e sulmuesit 27-vjeçar, pa harruar edhe Hataispor që me shumë mundësi do të ngjitet në elitën e Turqisë sezonin e ardhshëm. Lajmin e bëjnë të ditur mediat në Turqi, që zbulojnë edhe çmimin që klubi i ka vënë lojtarit.

300 mijë euro është shifra që klubet duhet të derdhin në arkat e Laçit për të siguruar Kirian Nuabuezen. Shitja do të ishte alternativa më e mirë për kurbinasit, teksa sulmuesit i mbetet vetëm 1 vit kontratë dhe mund të largohet edhe me parametra 0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.