Trafik droge me klanin e shqiptarëve, arrestohet kapoultrasi i Milanit

Një operacion blic i Kuesturës së Milanos ka bërë që të lëshohen 22 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe për Luka Luçin, kapultrasi i grupimit milanist Curva Sud Milano.

Luçi ishte bashkëpunëtor i ngushtë i klanit të shqiptarëve që shpërndanin drogë në Milano. Drogën 37-vjeçari Luçi e merrte në Sesto San Xhovani dhe më pas e shpërndante në gjithë Milano.

Sipas Prokurorisë së Milanos, Luçi ishte një nga figurat më të rëndësishme të organizatës që bashkëpunonte me shqiptarët për shpërndarjen e drogës në disa lagje të Milanos.

Sot ka nisur blici antidrogë dhe 15 janë arrestuar, mes të cilëve 2 persona ishin në burg edhe për vepra të tjera penale. Katër persona nuk kanë qenë në Itali, ndërsa disa janë ende në kërkim.

Në burg ka përfunduar edhe Masimo Mandeli, një ndër stjuardët e punësuar nga Interi për ndeshjet në San Siro.

KUSH ËSHTË LUKA LUÇI –  I Guerrieri Ultras është një grup famëkeq që e quajnë veten tifozë dhe një dekadë më parë pushtuan tribunën jugore në San Siro, duke përzënë grupet historike kuqezi, Brigate Rossonere, Commandos Tigre, Fossa dei Leoni.

Luka Luçi është një kriminel në kuptimin e vërtetë të fjalës: më 20 maj 2008 është filmuar teksa masakronte një tifoz të Juventusit në Torino, me tifozin torinez që refuzoi të denonconte ngjarjen, nga frika. Më 15 shkurt 2009 një tifoz i Interit humbi shikimin në njërin sy nga dhuna e ushtruar nga Luçi, ndërsa tre vite më vonë tifozi u gjet i varur në shtëpinë e tij, ishte vetëvrasje sipas policisë.

Luçi, ndër të tjerë, është një nga ata që e kanë shpallur armik Paolo Maldinin, legjendën e futbollit botëror, i cili nuk pranonte ofendimet ndaj lojtarëve dhe presionet për t’u bërë ndere ultrasve që kërkonin gjithçka: bileta, flamuj, shaje, pagesa udhëtimesh e ç’të dëshironin tjetër, mjaftonte që të paguante Milani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *