Torino mbetet bardhezi, Juve triumfon edhe në kupë

0

Nuk ka rëndësi kompeticioni, Juventusi nuk lëshon asgjë. Me nga një gol në çdo pjesë, nga Douglas Kosta e Manxhukiç, kampionët e Italisë heqin qafe Torinon duke fituar 2-0 dhe dikë shkuar në gjysmëfinale, ku i pret Atalanta. Lacio e Milan ndeshen në gjysmëfinalen tjetër.

Me Higuain në stol, Juve shënoi me Douglas Kostën, autor i një goli të shkëlqyer në mesin e pjesës së parë. Niang goditi shtyllën për Torinon, por vetëm kaq, sepse Juve kontrolloi lojën dhe Manxhukiç në pjesën e dytë siguroi fitoren, edhe pse u desh konsultimi me VAR, ndërsa trajneri Mihajloviç doli me karton të kuq për protesta, sepse u duk se aksioni i golit nisi me faull.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image