Tirana ul çmimin e biletave kundër Skënderbeut: Kujdes shishet dhe mjetet piroteknike!

0

Pasi Kombëtaret i kanë mbyllur ndeshjet e tyre sa i përket muajit shtator, vendi do i lihet sërish takimeve të kampionatit. Kështu kemi edhe rikthimin e Superiores, atje ku spikat në fundjavë takimi mes Tiranës dhe Skënderbeut.

Një ndeshje e fortë kjo dhe ku duhet të dëshmohet edhe njëherë nga skuadra e Memës, se ka grupin e duhur për të luftuar për titullin kampion. Por nga ana tjetër edhe Skënderbeu ka dëshmuar se ka pretendimet e tij në këtë kampionat.

Duke parë këtë situatë, bardheblutë kanë vendosur të ulin çmimin e biletave kundër korçarëve, por duke lënë edhe një porosi tek tifozët që të mos përdorin mjetet piroteknike dhe të mos hedhin shishe në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Te Shtunen, e rradhes ne shtepi perballe Skenderbeut. Ejani ne stadium te mbeshtesim skuadren per te marre nje tjeter trepikesh.

Klubi ka vendosur te ule cmimin e biletes ne tribunen “karshi”. 200 leke (te reja) kushton hyrja per kete ndeshje.

Per te shmangur rradhet tek biletaria, dyert hyrese ne stadium, ju ftojme te mos vini ne momentin e fundit. Biletat do kontrollohen elektronikisht, proces qe mund te krijoj rradhe ne minutat e para ndeshjes.

Shishet plastike dhe mjetet e forta do te jene rreptesisht te ndaluara. Cdo akt josportiv denon tifozet, ekipin, klubin per nje sezon ku duhet te jemi te gjithe perkrah njeri-tjetrit.

Ne menyre te perseritur kerkojme vetem mbeshtetje dhe asnje shishe plastike apo mjet piroteknik te hedhur ne fushe.

Te shtunen Tirana – Skenderbeu, ora 16:00, vetem bardheblu!

Biletat ne shitje nga dita e Enjte!

?? Tribuna A,B – 1000 Lekë të reja

?? Tribuna D, E, F, G – 200 Lekë të reja

?? Tribuna C, H (Sektori Mik) – 300 Lekë të reja

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.