Ekskluzive/Abrashi flet me entuziazëm: Kemi qenë 1-sha, të gjithë luftonim për njëri-tjetrin

Mbrëmjen e djeshme Shqipëria ka mposhtur Islandën me rezultatin 4-2, në një ndeshje të çmendur, që ka ndezur edhe njëherë shpresën për një kualifikim të mundshë në Euro 2020. Kuqezinjtë arritën të merrnin tre pikë ndaj një kundërshtari direkt, duke bërë kështu që situate në grup të ndryshojë sërish. Në një prononcim për “Sport Ekspres” Amir Abrashi është shprehur mbi këtë ndeshje, duke thënë se ekipi e ka kryer detyrën e tij dhe se të gjithë në skuadër kanë luftuar për nnjëri-tjetrin në fushë.

“E kreva punën në krahun e djathtë. Nuk pata vështirësi, jam mësuar të luaj në të gjitha pozicionet. Gjendja fizike ishte e mire, gjithë ekipi e ka bërë punën sot. Si grup jemi shumë të fortë, këtë kemi dashur të tregonim që në fillim. Sot(dje) kemi qenë si 1-sha, të gjithë duke luftuar për njëri tjetrin. Kemi pësuar dy gola pak si të pakuptimtë. Trajneri na tha në pushimin mes pjesëve se duhet ta fitonim ndeshjen, tani çdo takim është një finale për ne”, ka thënë Abrashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online