Teuta, shumë përqendrim për transfertën gjirokastrite

0

Në Durrës duan që ta nisin nga fillimi dhe për këtë gjë duhet një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të fazës së dytë. Trajneri Gugash Magani dhe stafi i tij vijojnë me shumë përqendrim përgatitjet për ndeshjen e javës së 10-të ku do të ndeshen me Luftëtarin në transfertë. Dje durrsakët i janë rikthyer përgatitjeve, teksa me skuadrën është bashkuar portieri Elhan Kastrati, i cili ka qenë pjesë e përfaqësues së 21-vjeçarëve të Shqipërisë. Periudha e pushimit, duke se u ka shërbyer shumë “djemve të detit”, jo vetëm për përgatitjet në fushën e lojës, por dhe anës psikologjike.

Me Luftëtarin do të synohet fitorja, që në një mënyrë a në një tjetër do i hapte rrugë vazhdimësisë, por dhe do të sillte një qetësi që e kërkojnë shumë në Durrës. Nga ndeshja me Luftëtarin nis dhe prova për të gjithë futbollistët, pasi deri në janar duhet të bindin trajnerin Gugash Maganin për aftësitë e tyre. I vetmi që është i paprekshëm është tekniku peqinase i cili ka marrë bekimin e drejtuesve. Në Durrës besojnë se janë në kohë për të rikuperuar gabimet e fazës së parë, kjo pasi cilësia në skuadër nuk mungon.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image