Teuta prezanton dy përforcimet e fundit, tani pret sulmues

Teuta kryen edhe dy goditje në merkato dhe kanë firmosur dy lojtarët e paralajmëruar që dje. Amir Bilali dhe Burhan Mustafov janë dy lojtarët që kanë nënshkruar sot, duke përforcuar ndjeshëm skuadrën durrsake, që praktikisht ka komopletuar mbrojtjen dhe mesfushën.

Mbrojtësi Amir Bilali ka luajtur më parë edhe te Bylisi, ndërsa tani ka ndërprerë kontratën me ekipin e Rabotniçkit.  Zyrtarisht Bilali nuk qëndroi shumë lojtar i lirë, pasi ai firmosi me Teutën.

Afrimi i dytë i durrsakëve është Burhan Mustafov. Mesfushor i krahut të djathtë, por që mund të luajë edhe në mbrojtje. 23-vjeçari më herët është aktivizuar në kampionatin maqedonas tek skuadra e Pobeda Prilep. Kështu shkon në tre numri i lojtarëve të afruar te Teuta. Vetëm pak ditë më parë kjo e fundit zyrtarizoi ardhjen e Bojan Gjorgievski, ndërsa tani pritet sulmues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *