Tërheqje muskulore për Pogba, rrezikon disa javë

0

Probleme në mbërritje për Pol Pogbanë dhe Mançester Junajtidin. mesfushori i kombëtares franceze ka pësuar një dëmtim në pjesën e parë në takimin e Ligës së Kampioneve kundër Bazelit dhe sipas lajmeve më të para nga Anglia, ai rrezikon të qëndrojë për disa kohë jashtë fushave.

Pogba duket se ka pësuar një tërheqje muskulore në takimin ndaj zviceranëve, duke lënë fushën e lojës pas vetëm 19 minutash. Shenjat e para nuk duken aspak shpresëdhënëse, teksa mesfushori i “Djajve të kuq” ka dalë nga fusha, duke mbajtur kofshën me dorë. Në minutën e 19-të ai është zëvendësuar nga Maruan Fellaini.

Tani priten analizat më të hollësishme për të parë shkallën e dëmtimit të lojtarit dhe kohën që do t’i duhet për t’u riaftësuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here