Sulmuesi anglez del nga burgu, nuk luan dot pas orës 7 në mbrëmje

Histori e çuditshme nga Anglia: klubi anglez i Ligës 1, Sauthend Junajtid, është në hall të madh, sepse sulmuesi i vet Najl Reixher, nuk lejohet të luajë futboll mbrëmjeve.

Reinxher, 26 vjeç, ka luajtur edhe në Premier Ligë në karrierën e vet, por ka pasur shumë probleme me sjelljen (ka marrë pjesë në grabitje, ka pozuar me armë, ka bërë komente homofobike në Twitter, ka sulmuar dy policë, ka shkallmuar derën e shtëpisë së vet dhe së fundi është arrestuar për mashtrim, të gjitha në më pak se një dekadë),  dhe këtë verë u dënua me 10 javë burg, për shkak se bëri disa mashtrime bankare, me vjedhje të dhënash bankare dhe transferim të paligjshëm parash.

Pas përfundimit të dënimit, Najl Reinxher është kthyer në stërvitje me Sauthendin, ku është lojtar i rëndësishëm, sepse sezonin e shkuar shënoi 8 gola.

Megjithatë, tani Sauthendi nuk di ç’të bëjë: Reinxher duhet të mbajë një byzylyk elektronik dhe është i detyruar të qëndrojë në shtëpi nga ora 7 në mbrëmje deri në 7 të mëngjesit.

Sot Sauthendi luan në Shrusbëri në mbrëmje dhe Reinxher është detyruar të qëndrojë në shtëpi, ndërsa trajneri Fil Braun  bën thirrje për një tolerim dhe ka kontaktuar me zyrtarët që u takon të marrin vendime të tilla, sepse është absurde për një futbollist profesionist të qëndrojë i mbyllur në shtëpi pas orës 19.00. Kjo do të thotë që Reinxher të mos luajë asnjë ndeshje në mbrëmje, por as të udhëtojë për në ndeshjet në transfertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online