Tension te Partizani, Telushi kundërshton Dalipin

Te Partizani nuk ka kurrë qetësi, sidomos kur rezultatet nuk ecin mbarë. Lojtarë që luajnë, lojtarë që nuk luajnë mirë, lojtarë që marrin miliona e qëndrojnë në stol, trajneri Dalipi ka gjithnjë presion për zgjedhjet e tij dhe është e pritshme që të ketë probleme

Trajneri i kuq nuk e ka përfshirë në formacion për ndeshjen e nesërme ndaj Luftëtarit mesfushorin vlonjat Bruno Telushi dhe ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë një gjë të tillë, raporton “eduasportin.com”. Situata është acaruar në stërvitjen e skuadrës që po zhvillohet aktualisht në Kamzë dhe lojtari është parë të debatojë ashpër me trajnerin, ndërsa më pas ka lënë stërvitjen.

Një ngjarje e tillë trondit edhe me keq Partizanin, që në fakt ka shanse të mëdha të shkojë në Europa League, por me këto probleme nuk ka të ardhme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *