Te Roma besojnë, Monçi: Marrim hak për vitin 1984

0

Finalja e Champions League tashmë nuk është më vetëm një ëndërr, por një objektiv madhor për Romën, që dëshironte Liverpulin në gjysmëfinale dhe tashmë kërkon hakmarrje, sepse në finalen e vetme që ka luajtur në Champions është mundur pikërisht nga Liverpuli.

“Duket një mundësi perfekte për të fshirë atë finale të vitit 1984 dhe për të sjellë në Romë lumturinë që nuk u arrit dot atë vit. Do të jetë e vështirë, Liverpuli është shumë i fortë dhe ka eliminuar Sitin, por duhet të shohim veten tonë dhe të bëjmë atë që bëmë kundër Barcelonës”, komentoi pas shortit drejtori sportiv i Romës, spanjolli Monçi.

Përballë Romës do të jetë Salah, pengu i madh, sepse Roma e shiti vjet shumë mirë: “Lojtarë të mëdhenj, me trajner të madh. Nuk shqetësohem vetëm për Salah, ka shumë lojtarë cilësorë”.

DI FRANÇESKO – Pas shortit foli edhe trajneri i Rmës Euzebio Di Françesko: “Po mbledhim frytet e punës së madhe që kemi zhvilluar. Unë jam trajneri, ndaj i marr lëvdatat ashtu si marr kritikat, por duhet të shoh përpara. Pse të mos besojmë dhe të shkojmë në finale? Ky duhet të jetë objektivi ynë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.