Të dy boksierët kanë gjetur marrëveshjen, Fury dhe Joshua do të luftojnë dy duele në ring vitin e ardhshëm

0

Viti i ardhshëm do të rezervojë spektakël të garantuar për tifozët e boksit. Tyson Fury dhe Anthony Joshua kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit për t’u përballur në ring. Një duel që është kërkuar prej kohësh në distancë nga të dy palët dhe tashmë është gjetur edhe akordi. Promovuesi Eddie Hearn ka pranuar për mikrofonin e “Sky Sports” se të dy boksierët kanë rënë dakort për kushtet financiare dhe mungojnë disa detaje të tjera për t’u hedhur firma në kontratë.

Madje bëhet me dije se do të ketë dy ndeshje për boksierët britanik. E para pritet t’i gjejë Fury-n dhe Joshua-n në ring verën e ardhshme. Edhe vetë Tyson Fury ka konfirmuar gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se fillimisht do të përfundojë triologjinë me Deontary Wilder dhe më pas do të përleshet dy herë në ring me Joshua./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.